Të fortë edhe n’ mot

Festa në qytetin e Mitrovicës, për triumfin e Trepçës, ka vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Tifozët “Torcida”, por edhe qytetarë mitrovicas e kanë festuar titullin e kampionit të Kosovës, që shkon në qytetin e “Xehetarëve” pas plot 17 vjetësh.
Në qytetin e minatorëve nuk do të harrohet lehtë viti 2010, i cili ia solli Mitrovicës një kupë që i mungonte për një kohë të gjatë këtij qyteti, sidomos në sportet kryesore.
Trepça e ‘moçme’, e cila në futbollin e pasluftës kryesisht garonte në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë të garave, këtë vit konsolidoi radhët e veta dhe u paraqit me futbollistë mjaft cilësorë, të cilët i transferoi nga ekipet e ndryshme kosovare.
Dominimi i gjelbërezinjve nuk përfundon me kaq. Ngaqë, udhëheqësit e klubit mitrovicas nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq: ata u premtojnë tifozëve të flaktë “Torcida”, por edhe të gjithë qytetarëve buzë lumit Ibër se do të jenë protagonistë në futbollin kosovar edhe sezonin e ardhshëm.
Për këtë ka garantuar kryetari i klubit, Nexhmedin Haxhiu. “Brenda pak ditësh do të ulemi dhe të bisedojmë me zyrtarët tjerë të klubit, për ta bërë plan-programin e sezonit të ardhshëm. Do ta ndjekim të njëjtën rrugë edhe sezonin e ardhshëm. Nuk do ta kemi synim me çdo kusht titullin, por do të jemi aty diku”, tha Haxhiu për Express.
Udhëheqësit e Trepçës planifikojnë që, gjatë kësaj vere, t’i rregullojnë edhe më mirë kushtet në klub në aspektin sportiv dhe në atë të infrastrukturës. Bile, Haxhiu shpreson që në vitet e ardhshme ekipi i tij të ketë edhe një motiv tjetër që të luftojë për titullin e më të mirit.
“Ne shpresojmë që të pranohemi sa më shpejt ndërkombëtarisht, në mënyrë që të na rritet motivi, thjesht të kemi arsye më shumë për ta fituar titullin e kampionit, me ç’rast do të bënim gara me ekipe të huaja”, tha në fund Haxhiu i cili njëkohësisht është menaxher.
Trepça e tha fjalën kryesore në kampionatin 2009-2010 të Raiffeisen Superligës. Ky ekip, në pjesën dërrmuese të sezonit, ka udhëhequr në tabelë, ndërsa në fund grumbulloi 59 pikë, të cilat i mjaftuan për t’u shpallur kampion, 4 pikë përpara nënkampionit Prishtina.
Kampionat i suksesshëm për Besën
Kryesia e KF Besa nga Peja ka analizuar rezultatet dhe paraqitjen e këtij klubi, por edhe rrjedhën e garave në kampionatin e Kosovës në futboll. Pejanët pohojnë se janë të kënaqur me paraqitjen e Besës, e cila e përfundoi sezonin në pozitën e katërt (ishte edhe gjysmëfinalist i Kupës), ndonëse konsiderojnë se me cilësinë dhe lojën e treguar kanë mundur të arrijnë rezultate edhe më të mira.
Ata vlerësojnë se futbolli i Kosovës në përgjithësi po shënon suksese në organizim dhe në ngritjen graduale të cilësisë, dhe sistemi i ri i garave, sipas tyre, ka qenë në dobi të ekipeve dhe të shikuesve.
Po ashtu, Bordi i Drejtorëve të Komunës së Pejës tashmë ka marrë vendim për ndarjen e një parcele prej afër 6 hektarëve në fshatin Brestovik, e cila i është dhënë në shfrytëzim KF Besës për ndërtimin e qendrës sportive me terrene ndihmëse.
Prishtina IN, Hysi OUT
Prishtina dhe Hysi ishin skuadrat që patën më së shumti ngritje-zbritje gjatë këtij sezoni. Kampioni i Kosovës e nisi kampionatin në mënyrë katastrofave, duke qëndruar një pjesë të mirë të tij në fundin e tabelës, ndërsa në pranverë u këndell dhe rezultatet pozitive e ndihmuan që ta përfundojë sezonin si nënkampion.
Ndërsa, Hysi, që këtë sezon shpenzoi më së shumti, përkrah Trepçës, pati një nismë të mirë të sezonit, duke qëndruar vazhdimisht lart në tabelë gjatë vjeshtës, ndërsa ndërrimet e shpeshta të trajnerëve nuk sollën asnjëherë stabilitet, gjë që bëri që fituesi i Kupës së Kosovës ta përfundojë sezonin në pozitën e gjashtë.
Sezon mjaft pozitiv pati KEK-u, një skuadër që e nisi kampionatin pa ndonjë objektiv të theksuar, por në fund e kreu sezonin në pozitën e tretë, edhe pse ishte shumë pranë titullit.