E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Buyten, krenar me Bayernin

Qendërmbrojtësi Daniel van Buyten ka shprehur krenarinë e tij që luan për Bayern Munichun dhe shpreson të paraqitet sa më tepër gjatë stinorit aktual.

Reprezentuesi belg kaloi minutat e tij të parë këtë edicion në fitoren 2-0 ndaj Eintracht Frankfurtit – pas rikuperimit nga lëndimi – dhe është i lumtur që sërish është i gatshëm për lojë. “Është krenari e madhe për mua që jam anëtar i Bayernit”, deklaroi Van Buyten për uebfaqen zyrtare të gjigantit bavarez.

“Dua të luaj sa më shpesh që është e mundur në vazhdim të këtij stinori”, u shpreh ai. Van Buyten ka bërë mbi 100 paraqitje në Bundesligë pas transferimit në klub në verën e vitit 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›