Van Persie Moyesit: Me ty duam kupa

Robin Van Persie i ka treguar David Moyesit ambiciet e tij dhe të skuadrës për edicionin e ardhshëm. Sulmuesi holandez ka thënë se lojtarët duan tituj këtë edicion ndërsa prioritet e kanë të mbrojnë titullin e Premierligës.
"Për ne do të jetë një epokë e re. Ne duhet të menaxhojmë mirë këtë situatë pasi që jemi nën drejtimin e një trajneri të ri. Standardet tona mbesin të njëjta edhe nën drejtimin e Moyes. Ne duam që të jemi prapë kampionë dhe të fitojmë kupa. Nuk e di nëse do të ketë shumë ndryshime në skuadër, por synimet duhet të jenë të njëjta" deklaroi Van Persie./Indeksonline/