Monaco të bëjë "çmendurinë" me Ronaldon

Miliarderi rus Dmitry Rybolovlev dëshiron që të shkelë rekordet e transferimeve në futboll. Miliarderi rus thuhet se është duke planifikuar një ofertë të çmendur për të blerë Cristiano Ronaldon.
102 milion euro thuhet se Monaco do ti ofroj Realit për Cristiano Ronaldon. Oferta thuhet se do të bëhet me 15 korrik kur një miliarderi rus do të niset për në Madrid.
Nëse Reali e pranon këtë ofertë, thuhet që gjasat për ta refuzuar këtë megaofertë janë të vogla dhe se Ronaldo përsëri do të jetë transferi më i shtrenjtë në futboll./Indeksonline/