E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Buxheti i qytetarëve, jo i politikës

Buxheti i bashkisë së Tiranës nuk është i politikës por i nevojave dhe interesave të qytetarëve prandaj duhet votuar. Kështu është shprehur Kryetari i bashkisë së Tiranës në lidhje me rrëzimin e buxhetit dy ditë më parë nga një pjesë e këshillit bashkiak. Sipas Ramës Berisha dhe Meta u bashkuan për të rrëzuar buxhetin e bashkisë duke i kthyer kurrizin qytetarëve. Rama shtoi se buxheti i 2009-ës për bashkinë e Tiranës është më i miri për të gjithë komunitetin dhe se u rrëzua jo nga defektet por nga një politikë e marrë peng nga politikanët që duan të nxisin zemërimin e qytetarëve. Rama gjithashtu shtoi se ky buxhet meriton të votohet për të mirën e gjithë qytetarëve të cilët përfaqëson dhe jo për synimet e përveçme të kujdo qoftë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›