Van Persie "e falë" Arsenalin!

Robin Van Persie mund të mos vihet në situatë të palakmueshme për ti shënuar gol ish skuadrës së tij, Arsenal.
Në prag të sfidës jo aq të rëndësishme për Manchester United ndaj Arsenalit, Robin Van Persie mund të jetë në bankën rezervë. Sir Alex Ferguson thuhet se do të ketë bisedë me sulmuesin holandez për të vendosur nëse do të luaj nga fillimi apo jo.
Agjenti i lojtarit thuhet se ka këshilluar Fergusonin që mos të inkuadroj në ndeshjen në "Emirates" Van Persien pasi që ai nuk do të ndihej mirë nëse do të shënonte gol, sidomos tani kur United e ka siguruar titullin./indeksonline/