Suarez: Si meritoj më shumë se 3 ndeshje dënim

Luis Suarez e ka dorëzuar verdiktin dhe ankesën e tij në Federatën Angleze. Sulmuesi i Liverpoolit thuhet se ka kërkuar falje dhe se ndihet i penduar për gjestin e tij por se ka kërkuar dënim jo më të rëndë se 3 ndeshje.
Suarez thuhet se nuke ka arsyetuar me asgjë veprimin e tij ndaj Branislav Ivanovic por se ai ka thënë se nuk bën të dënohet më shumë se 3 ndeshje."Nuk ka qenë ndonjë thyerje këmbe as ndonjë lëndim fatal. Ka qenë një veprim i pamatur i imi për të cilin nuk kam arsyetim.
Mendoj se duhet të dënohem, por jo për të humbur këtë edicion. Nuk e meritoj dënimin me më shumë se 3 ndeshje" ka thënë Suarez në ankesën e tij./indeksonline/