E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stavridis Ballkani progrese te dukshme

Admirali amerikan i NATO-s James Stavridis ka vleresuar se rajoni i Ballkanit ka bere shume progrese pavaresisht se ne te jane ende te pranishme tensionet.

Duke folur ne nje interviste per VOA Stavridis e ka vene theksin tek anetaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO.

Shqiperia dhe Kroacia jane nje shembull i mire i progresit ne Ballkan dhe shpresoj qe ai te ndiqet nga vendet e tjera ka deklaruar Stavridis.

Ai ka theksuar se keto jane arritje te rendesishme te cilat tregojne se Ballkani nuk mund te kthehet si ai i 10 viteve me pare.

Sipas tij nje tjeter tregues per situaten e re eshte edhe plani i NATO-s per reduktimin e pranise se trupave te KFOR-it ne Kosove.

Kam besimin se KFOR do vijoje te reduktoje trupat ne Kosove nga 9 mije ne 5 mije ne muajt e ardhshem. Pra une shoh perparim ka nenvizuar Stavridis i cili eshte shprehur optimist edhe per dialogun mes Kosoves dhe Serbise.

Ndihem i inkurajuar nga mesazhet e Beogradit dhe Prishtines dhe kam besim se keto vende do te dine ti zgjidhin problemet e tyre permes dialogut ka pohuar Stavridis.

Ai ka shtuar me tej se problemet e tjera si ai i trafikut te qenieve njerezore dhe narkotikeve mund te zgjidhet me ane te bashkepunimit mes vendeve te rajonit dhe atyre te BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›