E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Meyde refuzon Hullin

Ish mesfushori i Evertonit dhe i Interit, Andy Van der Meyde nuk do të kalojë në Hull City.

30 vjeçari është pa klub nga vera, kur ishte liruar nga Everton, mirëpo Hull ishte i gatshëm t’i ofrojë pagë prej 18 mijë funtesh në javë deri në fund të sezonit.

Por, Van der Meyde dëshiron të kthehet në vendlindje.

“Do të kthehem në Holandë. Kam mundur të shkoj në Hull, por e kam refuzuar këtë mundësi. Më mungon Holanda dhe vetëm dua të luaj futboll dhe nuk mendoj për përfitime të çmendura”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›