Man Utd, pas Ben Arfas

Kampioni i Premierligës, Manchester United është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Olympique Lyon, Hatem Ben Arfa, kanë bërë të ditur mediet franceze.
Ben Arfa spekulohej se mund t’i bashkohet ndonjërit prej klubeve më të mëdha evropiane më 2008, por ai vendosi të qëndrojë në Francë dhe në fund u transferua në Olympique Lyon.
Mirëpo, menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, është përqendruar në tregun francez dhe pas transferimit të Gabriel Obertan nga Bordeaux gjatë verës, tani e kërkon Ben Arfan.