Real Madrid insiston për Maiconin

Real Madrid vazhdon të ndjekë mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon, para hapjes së afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve spanjolle, gjiganti madrilen është i gatshëm të ofrojë rreth 35 milionë euro për reprezentuesin brazilian.
Lëndimi serioz i Pepes ka detyruar trajnerin Manuel Pellegrini të mendojë për aktivizimin e Sergio Ramosit në qendër, andaj Maicon kërkohet të mbulojë krahun e djathtë.
Maicon është objektivi kryesor i Realit, ndërsa mbrojtësi i Schalke 04, Rafinha është po ashtu në konsideratë.