Van der Saar i rikthehet futbollit dhe Unitedit?

Portieri i Manchester United, Edwin Van der Saar, ka deklaruar se ai mund t`i rikthehet futbollit pas rezultateve të mira gjatë një miqësore.
Van der Saar luajti në një miqësore të kombëtares holandeze ndaj ekipit amator Royal HFC, ndërsa kjo e ka bërë holandezin legjendar të mendojë edhe njëherë rikthimin në futbollin profesionist.
“Ishte ndeshje e mirë. Për një moment, më është kthyer dëshira që të kthehem dhe të luaj edhe disa ndeshje në futbollin profesionist me Unitedin”, theksoi Van der Saar.