Zabaleta: United nën presioni pas 6-1

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, ka thënë se ka presion mbi Manchester Unitedin pas fitores prej 6-1 në Old Trafford, deklaratë që vjen para ndeshjes derbi që zhvillohet sot në ora 14:30.
“Nëse ne i eliminojmë ata nga FA Cup atëherë ata mund të përqëndrohen vetëm në Premier Ligën, pasi duhet ta fitojnë patjetër, por tani për tani ne po mendojmë për ndeshjen”.
“Ata do të luajnë nën presion të madh. Ne kemi stadiumin dhe tifozët të cilët do të jenë kështjellë. Kështu fitohen titujt dhe ndeshjet”, ka thënë Zabaleta.