Lypsat sfidojnë të ftohtin, asnjë masë për tu ardhur në ndihmë
Edhe në të ftohtin e dimrit, ata gjendjen po aty, në kryqëzimet kryesore të Tiranës ose afër vendeve më të populluara. Numri i njerëzve në situatë rruge vazhdon të jete shqetësuese. Edhe pse zyrtarisht nuk ka statistika se sa është numri i personave në gjendje të tillë, ajo që vërehet dita ditës është se lypja nuk njeh as moshë dhe as gjini. Në rrugë dora kalimtarëve u shtrihet nga fëmijët, të moshuarit dhe gratë që sapo janë bërë nëna. Edhe në këtë të ftohtë të janarit, ata ndodhen në përditshmërinë e tyre për të fitur ato pak para për të jetuar. Teksa arsyeja ekonomike rendit e para që i bënë këta njerëz që sfidojnë të ftohtin, Bashkia dhe Ministria e Brendshme janë 2 nga institucionet të cilat duhet të marrin masa për të tillë kategrori. Edhe pse më herët, bashkia e Tiranës është shprehur se do të masa ndaj këtij fenomeni, realiteti që ndeshim çdo ditë në rrugë tregon të kundërtën. Edhe pse sensibilizmi i oranizmave të mbrotje të drejtave të fëmijëve ka qënë i shpeshtë, struktuat përgjegjëse ende nuk kanë venë dorë për të reduktuar këtë fenomen, duke i lënë këta njerëz, të ndodhen në të tilla rrugë dhe kryqëzime.
E ndërsa duhen masa dhe trajtime ekonomike dhe shëndetësore për këta persona, shpresa e vetme është se në planin e vitit 2012, Bashkia ka përgatitur paketë konkrete për të ofruar mundësi të barabarta për njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët e kësaj kategorie.