E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart: Tottenham mund ta fitojë titullin

Rafael van der Vaart mendon se Tottenhami është mjaft i mirë për të fituar titullin e Premier Ligës këtë sezon.

Holandezi pret një paraqitje të klasit të Spursave në prag të ndeshjes derbi të fundjavës përballë liderit të tabelës Manchester United, që do të dëshmonte se ata janë të aftë ta fitojnë ligën.

“Mendoj se ne jemi mjaft të mirë për ta fituar titullin. Ne kemi ekipin për ta bërë atë. Gjithashtu duhet t`i respektojmë ekipet e vogla, por mendoj se ne do ta mposhtim United të dielën. Ne besojmë se mund ta fitojmë ligën. Është një rrugë e gjatë, por unë besoj se ne mund ta bëjmë këtë pasi kemi një ekip aq të mirë”, ka thënë Van der Vaart.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›