Van der Vaart beson në titull

Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart ende beson se ekipi mund të fitojë titullin në La Liga. Pas shënimit të golit të fitores 2-1 në Almeria, të enjten mbrëma, reprezentuesi holandez ishte i kënaqur me pikët e plota dhe theksoi se gjiganti madrilen është optimist se do të kthehet në pozitën e liderit në gjashtë ndeshjet e mbetura.
“Jemi të kënaqur me fitoren e arritur, kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje. Po, besoj se mund të fitojmë ligën”, tha ai. Real ka tri pikë më pak se lideri Barcelona.
“Jemi të kënaqur me fitoren e arritur, kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje. Po, besoj se mund të fitojmë ligën”, tha ai. Real ka tri pikë më pak se lideri Barcelona.