E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vart do vetëm Çelsin

Edicioni i jashtëm i së përditshmes angleze "Daily Mail" shkruan se holandezi Rafael van der Vart dëshiron të largohet nga Real Madridi, sepse i ka ardhur në majë të hundës duke luajtur pak, i aktivizuar me pikatore si nga Shuster, ashtu edhe nga Ramos.

Për fatin e tij të mirë u bë menjëherë e gatshme Çelsi: "Dua të largohem nga Madridi - thotë Van der Vart. Fatmirësisht Çelsi po më kërkon, ndaj mendoj se do ishte mirë të shkoja atje. Shpresoj vetëm që marrëveshja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›