Menaxheri: Mançini do prishë kontratën me Interin
"Roberto do ta zgjidhë shpejt e shpejt kontratën me Interin, nëse klubi do t‘ia kërkonte". Xhorxho de Xhorxhis e konfirmon hipotezën e një rikthimi të mundshëm në pankinë të Roberto Mançinit. Agjenti i teknikut, akoma nën kontratë me Interin, nuk e përmend ama emrin e skuadrës së zgjedhur për rikthimin e trajnerit:"Do të zgjedhim klubin më të mirë për të, thotë në "Sky". Nëse do të shkojë në skuadrën e fundit të Serisë B, do të jetë sepse reputacioni që ka atje është më me influencë".