E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn: 25 vjet nga 11 Shtatori, nuk do të harrojmë kurrë

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada e SHBA-së në Tiranë mbajti sot një moment heshtjeje në përkujtim të 2977 personave që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Nju-Jork, Virxhinia dhe Pensilvani.

Në 25-vjetorin e sulmeve, të cilat tronditën Shtetet e Bashkuara dhe botën, në ceremoni u përkujtuan edhe tre shqiptaro-amerikanë që humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit.

“Në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, njëzet e pesë vjet më parë, avioni i parë goditi Kullën Veriore. Sot, komuniteti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë mbajti një moment heshtjeje për të nderuar 2,977 jetët e humbura më 11 shtator 2001, në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë”, tha ajo.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Nderojmë punonjësit e shërbimeve të emergjencës të cilët u vunë përballë rrezikut dhe familjet që e kanë mbartur këtë dhimbje prej një çerek shekulli”, u shpreh VanHorn.

Në mesazhin për 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, VanHorn tha se “ne nuk do të harrojmë kurrë”.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›