Vanesa mohon se është nga Kosova
Vanesa Krasniqi, e cila është duke vazhduar karrierën e saj në shoun DSDS në Gjermani, mohon prejardhjen e saj nga Kosova.
Sipas mediave, Vanesa kak hequr nga lista e miqve një kushërirë të saj, pasi kjo e fundit kishte komentuar duke thënë se Vanesa e ka origjinën nga Kosova dhe është kosovare.
Me një arrogancë të lartë, Vanesa ka shpjeguar se ajo është gjermane dhe jo kosovare. Pas shpjegimit nga pala tjetër (kushërira e saj) se mediat gjermane flasin se je me origjinë nga Kosova, Vanesa ka theksuar se vetëm babai është nga Kosova dhe e ka hequr kushërirën e saj nga lista.
Edhe emri i saj i cili deri më tani ishte i shënuar si Vanesa Krasniqi, tani shënohet si Vanessa.
Pavarësisht suksesit që mund të arrijë në Gjermani, Vanesa duket se numrin e adhuruesve nuk do ta ketë dhe aq të madh mes bashkëatdhetarëve të saj. / INA