Ambasadori italian takim me nxënësit, italishtja edhe në 9 vjeçare
Tiranë- Zv/ministrin e arsimit, Halit Shamata, së bashku me Ambsadorin Italian në Shqipëri, Masimo Gaiani, kanë zhvilluar një takim me nxënës të shkollavë në kryeqytet në kuadër të projektit ILIRIA.
Zv ministri ka kërkuar mësimin dygjuhësh në shkolla, ku përveç anglishtes Shamata ka kërkuar mësimin e gjuhës itliane dhe njohjen më tepër të kulturës së vendit fqinj.
Ai e ka vlerësuar projektin ILIRIA duke u shprehur se synon rritjen e bashkëpunimit mes shkollave shqipe dhe atyre italiane.
Ndërsa Ambasadori Gaian është shprehur se kjo gjuhë tani nuk duhet të mësohet vetëm nga televizori por edhe në bankat e shkollës.
Jemi afër jo vetëm gjeografikisht por edhe kulturalisht. Ka pasur një kohë ku në Shqipëri gjuha italiane mësohej me anë të televizorit, tani ka ndryshuar gjithçka. I bëj ftesë nxënësve të mësojnë me libra dhe mësues tha ai.
Shkrime të tjera me interes:
- Nxënësit, me urdhër edhe në ekskursione Tiranë – Të shkosh në shkollë nuk do të thotë...
- Emigrantët, taksa edhe në Shqipëri, edhe atje ku jetojnë Tiranë- Edhe emigrantët shqiptarë që vijnë në shqipëri duhet të...
- “Ditari për Shqipërinë”, vështrim unik i gazetarit italian Nigro Në nisje ka qenë udhëtar në një botë të panjohur!...