Vanessa Paradisfanse e markës"Channel"
PARIS- Vanessa Paradis, këngëtarja, modelja dhe aktorja franceze thotë se 'pëlqen' markën "Channel" dhe ka shumë respekt për punën e disenjatorit Karl Lagerfield. Bukuroshja e cila ka punuar në shtëpinë franceze të modës si muzë, gjatë dy dekadave të kaluara, tregon se ka respekt të madh për këtë markë dhe për kreatorin e saj, Karl Lagerfeld, si dhe për gjithçka që ata bëjnë. "Sa më shumë i njoh ata, aq më shumë e dua "Channel", aq më shumë e admiroj Karl Lagerfeld dhe çdokënd që punon me të dhe rreth tij, mënyrën se si ai punon, mënyrën si ai flet dhe çfarë bën. Dhe respektoj dhe mënyrën se si ai i bën gjërat", - ka thënë Paradis.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)