E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vangjeli: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi se ndërsa shëndetësia shqiptare përballet me mungesa kronike të medikamenteve në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta, nën varësinë e qeverisë aktuale.

Sipas Vangjelit, vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018–2025, duke përdorur procedura të mbyllura, pa transparencë dhe me negocim pa shpallje të kontratave, shpesh me të njëjtin përfitues.

Në një deklartë për mediet ajo tha se: Për QSUT-Janë lidhur 4 kontrata mirëmbajtjeje me vlerë totale 4.3 milionë euro (2018, 2020, 2022, 2025).

Edhe pse objekti është i njëjtë, vlera e kontratave është rritur nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në vitin 2025.

Për Spitalin Universitar të Traumës-Janë lidhur 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro (2019, 2021, 2023, 2025).

Vlera është pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.

Për Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’-Janë lidhur 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›