E Hënë, 2 Nëntor 2026

Doka voton dhe apelon për pjesëmarrje masive

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/  Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare.

Pas votimit, Doka deklaroi për mediat se “vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë të dalin masivisht në zgjedhje.”

Doka konkurron përballë Eligert Himës dhe Amarildo Hoxhës.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›