Rama hap fushaten ne Lezhe prezanton Gjok Jakun
Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” çeli dhe në Lezhë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Pas takimit të zhvilluar në Kurbin, lideri i PS-së, Edi Rama prezantoi në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kandidatët e koalicionit të majtë që do të garojnë për 21 njësitë vendore të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit. Rama hapi fushatën në Lezhë, dhe prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë Lezhë, Gjok Jaku.
Rama i ftoi banorët të votojnë kandidatët e opozitës për kryetar bashkie dhe komunash në këtë dhe shtoi se “shqiptarët nuk duhet të harrojnë në asnjë moment premtimet e pambajtura të qeverisë së Berishës, korrupsionin galopant të familjes së tij, vjedhjen në rrugën e kombit, vrasjet në Gërdec e së fundi më 21 janar të protestuesve, ku njëri prej tyre ishte nga Lezha”.
Rama nuk la pa përmendur edhe të riun lezhjan Aleks Nika, një prej të rinjve që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit, i cili u flijua për rrugën e zhvillimit. Lideri i opozitës së bashkuar, Edi Rama theksoi më tej se “rruga jonë është rruga e mirëqeverisjes për komunitetin. Vota e 8 majit është sa për të mirëbesuar kandidatët tanë, aq edhe për të protestuar dhe mos besuar Saliun”.
Në Lezhë, koalicioni qeveritar kandidon sërish përfaqësuesin e LSI-së, Viktor Tusha.