Idrizi ne Lushnje kerkon voten e te rinjve per PDIU-ne
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet hap fushatën elektorale në Lushnjë. Kryetari Shpëtim Idrizi në teatrin Vaçe Zela në Lushnjë, para qindra simpatizantëve parashtroi programin elektoral me moton “Unë e dua Shqipërinë”.
Idrizi ftoi qytetarët e Lushnjës dhe mbarë Shqipërisë që të mbështesin Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet si alternativë kombëtare që duhet fuqizuar për t’i bërë ballë politikës së madhe. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te vota e rinjve, Idrizi u bëri thirrje që të votojnë PDIU-n-në në zgjedhjet e 8 majit.
Po kështu presidenti i nderit I PDIU-së, Tahir Muhedini vlerësoi rolin e qytetarëve të Lushnjës në mbështetje ndaj komunitetit çam. Gjatë takimit përshëndeti në emër të mazhorancës, deputetja Mesila Dode, e cila vlerësoi rolin e PDIU-së në skenën politike në vend dhe në mbështetjen e kandidatit të aleancës për qytetarin për kryetar Bashkie në këtë qytet, zotit Albert Sanxhaku.