E Diel, 1 Nëntor 2026

Vapa, fluks femijesh me alergji ne sy

Fluks femijesh te vegjel ne dyert e pediatrise por edhe te klinikave okulistike per shkak te alergjive ne sy qe shkaktohen ne kete periudhe. Sipas mjekeve, me te prekur rezultojne te jene femijet e cerdheve, kopshteve dhe shkollave pasi infeksioni perhapet shume lehte. Ndersa, per sa i perket simptomave, kryesisht jane sy te skuqur per nje periudhe te gjate kohe dhe te ndjeshem ndaj drites. Ndersa per sa u perket shkaktareve ne kete periudhe sipas mjekeve ata jane te shumte. "gjithmone kur rrezet e diellit forcohen dhe vijne temperaturat e larta e ndricimi i forte kemi shfaqjen e alergjive te ndryshme si dhe atyre te syve. Por, kete vit eshte vene re qe kemi rritje te rasteve te pacienteve te vegjel te cilet nje pjese te kohes e kalojne ne grup, pra ne kopshte e cerdhe ky infeksioni perhapet shume lehte" ka pohuar mjekja okuliste, Anila Manka.

Faktoret

Ne periudhen e pranveres dhe fillim veres jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne shfaqjen e alergjive ne sy. Prania e larte e poleneve te luleve, pluhurave te ndryshem jane nder faktoret kryesore qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje kronike qe preken gati cdo vit, ose jane dhe te semure alergjike, te cilet e manifestojne alergjine me skuqje sysh. "Shenjat e para qe duhet te shqetesohemi dhe t'i drejtohemi mjekut jane skuqje, djegie dhe lotim i syve i shtuar. Ndoshta keto shenja nuk shfaqen te gjitha njeheresh, por me shfaqjen e shenjave te para duhet t'i drejtoheni mjekut specialist" ka pohuar mjekja okuliste. Sipas saj, per te mos pasur keto probleme keshillohet shmangia e kontaktit me faktoret qe e shkaktojne. Po ashtu, mjeket rekomandojne se nuk duhet te prekni syte me duar te palara dhe te pastroni sekrecionet e syrit me duar. Duhet te mbani higjiene maksimale personale dhe familjare dhe me shfaqjen e shenjave te para shkoni menjehere te mjeku specialist.

Rastet

Pervec alergjive gjate ketyre diteve me dhjetera paciente te vegjel i drejtohen urgjences se pediatrise per te kerkuar ndihme mjekesore per shkak te virozeve te stines. Sipas mjekeve, numri i vizitave ne spital shkon ne keto dite te nxehta maji ne 220 ne dite. Mosha me e prekur e femijeve eshte kater vjec, nderkohe qe simptomat jane nga me te ndryshmet. "Shenjat me te shpeshta kur femijet crregullohen gjate kesaj stine, jane bark, te vjella ose temperature te larte. Kjo mund te ndodhe edhe nga temperaturat e ambientit kur nje femije qendron shume i ekspozuar ne diell ose shkaqe te tjera, infeksione virale ose natyra te tjera. Mosha me e prekur eshte mosha deri ne 4 vjec", tha Albert Lama, mjek pediater. Ne kete situate e cila perseritet cdo vit sa here qe temperaturat jane te larta, mjeket japin dhe keshillat e nevojshme, per ti paraprire komplikacioneve qe shfaqen ne shendetin e femijeve. "Nenat duhet te kujdesen te mos i ekspozojne ne temperatura te larta, ti japin sa me shume lengje dhe ushqim te kontrolluar brenda kushteve hijeno-sanitare", theksoi, Lama.

Kur eshte periudha me problematike

Konjunktivitet alergjike, apo sic njihen alergjite e syve nisin te shfaqen ne mars dhe vazhdojne deri ne qershor. Por muajt prill dhe maj shenojne pikun e rasteve. Keto jane shpesh bashkeshoqeruese te riniteve alergjike (rrufes alergjike) dhe riniteve alergjike dhe manifestohen me skuqje sysh, rendim te tyre, lotim, ndjesine e trupit te huaj ne sy, etj. Sipas mjekeve, problemet me te medha nga alergjite vijne ne oret e para te mengjesit, pasi poleni i luleve ka nje perqindje me te madhe ne ajer. Por, nuk perjashtojne as oret e mbremjes si te rrezikshme per alergjiket, ndersa ne ditet me te keqija, zakonisht kur fryn ere, poleni shperndahet me shpejt. Simptomat me te zakonshme jane rrjedhje hunde, apo te zena, sy te kuq te acaruar qe kruhen, kollitje, te teshtima, tharje gjuhe dhe fyti, acarime te tyre, veshtiresi ne frymemarrje, tharje dhe acarim te lekures, etj.

S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›