Vapa, rikthen "vejushen e zeze" ne Myzeqe
Fier- Vapa e diteve te fundit rikthen "Vejushen" ne Myzeqe. Merimanga e zeze ka sulmuar dy bujq ne zonen e Fierit gjate dy diteve te fundit, kurse mjeket kane mundur te mbajne ne jete pacientet, qe perfunduan ne reanimacion ne gjendje te rende. Mjeku Kilo Stoja paralajmeron fermeret, per masat qe duhet te marrin per te mos rene preh e insektit, ne ara. "Jane dy raste qe kane ardhur gjate kesaj kohe tek ne. Pacienti i pare ka qene nga fshati Belishove, ndersa i dyti nga Roskoveci. Te dyja rastet jane perballuar me se miri prej stafit, por veshtiresi jane hasur kryesisht ne rastin e Roskovecit, per shkak te voneses se madhe te paraqitjes ne urgjence", shpjegoi mjeku per gazeten "KJ". Ai keshilloi fermeret, qe ne momentin kur ndodh pickimi nga merimanga e zeze, duhet qe viktima te transportohet menjehere per ne spital, qe te marre mjekimin ne kohe. Edhe pse mjeku nuk ka dashur te beje publik emrat e pacienteve, tha se te demtuarit kane qene duke punuar ne tokat e tyre. "Vendosja e dorezave ne kohen kur punon ne are, eshte gjeja e pare qe cdo fermer duhet ta kete parasysh, kryesisht gjate stines se Veres", tha Stoja. Ai shpjegon edhe simptomat e pickimit nga insekti, se dhimbjet jane te forta, qe nga vendi i pickimit dhe deri ne stomak, ndersa i demtuari kalon deri ne gjendje shoku.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj