"Mos privatizoni kinemane, edhe ne pronare"
Elbasan- Myslimanet dalin kunder privatizimit te kinema "Millenium" ne Elbasan. Ne nje shkrese derguar Keshillit Bashkiak, Myftinia ka kerkuar qe te ndalet procesi i privatizimit, duke sjelle si argumente se ceshtja eshte ende ne gjykate dhe se institucioni eshte ne pritje te vendimit nga ana e drejtesise. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka marre pjese dje ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak, per te bere prezent vendimin zyrtar te Myftinise. Duka u shpreh se, "mbi 50 per qind e territorit te kinema "Millenium" i perket Myftinise, pasi ka qene prone e Komunitetit Mysliman, e identifikuar ne regjistrat e kohes". Behet fjale per 1 dynym toke, qe pretendohet nga ky komunitet fetar. Prona eshte trasheguar nga fillimi i shekullit te kaluar dhe ka qene han per myslimanet. "Dikur objekte te tilla nuk hipotekoheshin, pasi cilesoheshin si prona te shenjta te komunitetit fetar. Megjithate ne disponojme dokumente dhe presim vendimin e ligjit", shpjegoi Duka. Nese Keshilli Bashkiak do te kryeje privatizimin e godines, Myftinia do te kerkoje qe te jete pjese e ish-pronareve. "Ne do te kerkojme qe te jemi pronare te territorit te kinemase. Kemi nje pjese te hollit dhe fushen para kinemase", deklaroi myftiu para keshilltareve. Myftinia e Elbasanit ka ne proces gjyqesor dhjetera raste te kesaj natyre, nga te cilat jane fituar sheshi i "Namazgjase", apo xhamia e "Ballies".
Fatos Salliu
Fatos Salliu