E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malesi e Madhe/ Kontrabande cigaresh me mushka

Malesi e Madhe- Kontrabandistet i kthehen transportit me kafshe ne brezin kufitar midis Shqiperise dhe Malit te Zi. Policia e Malesise se Madhe ka sekuestruar dje 16 koli cigare qe kaloheshin me dy mushka ne drejtim te vendit tone, duke ndaluar edhe shoqeruesit. Aksioni eshte zhvilluar diten e djeshme ne oret e para te mengjesit, ne fshatin Brigje, komuna Kastrat. Burime zyrtare thane se efektivet kane vene re levizjen e mushkave me ngarkese pertej kufirit, duke marre masat e kontrollit. Pasi kane verifikuar ngarkesen u zbuluan 16 koli cigaresh kontrabande. Ndaj te dyshuarve u more masa e ndalimit, por emrat e tyre nuk u publikuan.

R. Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›