Var veten babai i dy vajzave mister motivet

Nje ngjarje e rende ka tronditur kryeqytetin oreve te vona te se mbremshmes kur nje burre ka vendosur ti jape fund jetes se tij. Aktin vetevrases burri mesohet se e ka kryer ne banesen e tij nderkohe qe te dhenat e fundit qe vijne nga policia bejne me dije se alarmi i pare eshte dhene prej familjareve te tij. Referuar te dhenave policore qe shoqerojne ngjarjen saktesohet se viktima eshte Riza Sukaj me banim ne Tirane. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe behet me dije se ngjarja ka ndodhur ne katin e 14-te te pallatit ne te cilin jetonte viktima Sukaj. Burri mesohet ti kete dhene fund jetes me ane te nje teli te cilin e ka varur ne kuzhinen e apartamentit te cilit banonte. Referuar informacioneve qe shoqerojne aktin e rende saktesohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 2130 minuta kohe kur kryefamiljari Sukaj gjendej i vetem ne banesen e tij. Viktima mesohet se eshte baba i dy femijeve dhe se prej shume kohesh ishte i punesuar ne fabriken e Koka-Koles ne Tirane. Keto te dhena bashke me deshmite e njerezve te njohur te Sukajt kane sherbyer edhe per nisjen e menjehershme te hetimeve per te mesuar shkaqet e verteta te ngjarjes se rende. Pallati ne te cilin ndodhi ngjarja gjendet ne bulevardin Zogu i Pare ndersa banesa e te ndjerit ndodhet mbi nje prej qendrave tregtare me te njohura ne kryeqytet. Policia ka marre deshmite e para te te afermeve te Sukajt si dhe te dy vajzave te tij nderkohe qe po punohet per te mesuar ne lidhje me problemet qe ka pasur se fundmi burri. Shkaku kryesor ku eshte fokusuar hetimi lidhet me problemet e shendetit mendor te tij por qe nga te dhenat e para nuk eshte zbuluar qe diteve te fundit Sukaj te kishte shfaqur probleme depresioni.