Varane "doktorroj" me Barcelonën

Edhe po të ishte Pepe apo Ramos, me siguri që nuk do të bënin punën aq me përgjegjësi sa e ka bërë Varane në ndeshjen ndaj Barcelonës. Mbrojtësi francez ishte lojtar më i vlerësuar i Realit në sfidën ndaj Barcelonës.
Varane udhëhoqi mbrojtjen për mrekulli në barazimin 1 me 1 ndërsa edhe shënoj golin e barazimit për Realin. Mediat spanjolle dhe franceze e kanë vlerësuar shumë lart paraqitjen e tij.
"Varane doktorroj me Barcelonën" shkruan një gazetë franceze."Varane e ndalë Barcelonën" shkruan një gazetë spanjolle. "El Clasico e Varanes" është një titull i një gazete tjetër./Indeksonline/