E Martë, 3 Nëntor 2026

Varësia ndaj oksidit të azotit, një futbollist përfundon në qendër

Është një histori e pabesueshme që vjen nga Anglia dhe e treguar nga The Sun. Një futbollist i Premier League përfundoi në një qendër rehabilitimi për të trajtuar varësinë e tij ndaj oksidit të azotit, i njohur zakonisht si gazi i të qeshurit. Sipas rikonstruksionit të tabloidit britanik, lojtari në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar nga policia me makinën e ngarkuar me bombola të këtij gazi, i cili edhe pse jo ilegal, mund të krijojë lehtësisht varësi. Agjentët vendosën të informojnë familjen e futbollistit, të cilët së bashku me të më pas zgjodhën shtrimin në një klinikë të specializuar.

Mediat angleze theksojnë se si përdorimi i gazit për të qeshur, i thithur përmes balonave, është një praktikë mjaft e përhapur në mesin e futbollistëve të Premier League. Sërish sipas The Sun, në të kaluarën janë mbajtur festa ku janë shpenzuar deri në 10 mijë paund gaz.

Dele Alli u kap më pak se një vit më parë teksa e përdorte atë gjatë një periudhe rehabilitimi nga një dëmtim, por ka pasur disa raste të ngjashme ndër vite: ndër të parët që u bë kryefjalë për këtë arsye ishte Kyle Walker, rreth dhjetë vjet më parë. Më pas ishte radha e Jack Grealish te Aston Villa, ndërsa në vitin 2018 pamjet e një feste me gaz dhe tullumbace në të cilën morën pjesë disa lojtarë të Arsenalit, përfshirë Lacazette dhe mesfushorin aktual të Lazios, Guendouzi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›