E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimja është fëmijë-djall, bën telefonata anonime nga burgu

mynyre-nazime-300x164Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vjet burg Nazime Vishën për akuzën vrasje me paramendim, nga të cilat do të vuajë 10 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, bashkëshortja e viktimës Fiqiri Muça nuk është e kënaqur nga vendimi.

Mynyre Muça, nëna 40- vjeçare e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, ka dëshiruar dënim me burgim të përjetshëm për 18-vjeçaren, e cila i vrau të shoqin 45-vjeçar, pas një afere intime për katër vite me radhë. Shtëpia përdhese e familjes Muça në fshatin Kullë të Manzës ishte katandisur edhe më e varfër nga çe lamë nga morti i 9 muajve më parë, raporton Panorama.

Jo, nuk jam aspak e kënaqur. Nuk mund tia hedh dot poshtë punën që ka bërë Prokuroria për çështjen. Na kanë qenë në shtëpi, kanë marrë dëshmitë disa herë etj. Megjithatë, prisja që ajo (Nazimja) të mbetej pas hekurave përjetë. Ajo duhet të dënohej maksimalisht, jo të dalë që andej në më pak se 10 vjet. Ajo vrau birin e një nëne, një bashkëshort, vrau babain e 5 fëmijëve, që sot janë jetimë dhe po vuajnë për copën e bukës. Nazimja vrau gjithashtu edhe përdhunuesin e saj, shprehet ajo.

Sipas saj: Ajo ka bërë të gjitha llojet e intrigave për tu martuar me Fiqiriun, për ta ndarë nga mua dhe fëmijët. Dhe ia arriti qëllimit, veçse për së vdekuri. Burri im po kalbet në varr, por ajo duhet të kalbet në burge.

Nëna 40 vjeçare pohon se Nazimja është një fëmijë- djall.

Nazimja është një fëmijë? Fëmijë-djall, ndoshta. Ohhh, ju nuk e njihni. Ju nuk e dini se çfarë është në gjendje që të bëjë ajo. Gjyqtarët mos ta shohin si viktimë, pse bën si e pafajshme dhe fshihet pas moshës. Ajo është nëna e intrigave dhe e mashtrimit. Ajo bëri lëmsh për 4 vjet dy familje, që ishim edhe krushqi. Edhe tani që është në burg, na merr në telefon dhe nuk flet, akuzon Mynyrja.

Ajo shprehet se askush tjetër nuk mund tju bjerë numrave të tyre veç asaj, pasi Nazimja i di përmendësh numrat e tyre. Gruaja aludon se nëse Nazimja del nga burgu, mund ta vrasë sërish familjen e tyre.

Po doli nga burgu, ajo mund të vrasë sërish në familjen tonë. Na kanë ardhur haberet (informacionet) që ka thënë se kur të dal nga burgu, do ti shfaros një e nga një. Ajo u mësua me vrasje dhe ngaqë nuk i ecën planet e veta, intrigat e veta, nuk ka për ta lënë kurrë me aq. A e keni parë edhe kur del në gjyq, se si kapardiset, nënvizon Mynyrja.

Sipas saj, Nazimja duket: sikur po shkon në sfilatë mode dhe jo se po del për tu gjykuar për vrasje. Kishte shkruar edhe një letër, sa kur e dëgjova desh theva televizorin nga nervat. Më vinte inat se si ajo (e shan me fjalë të rënda), përpiqej tu hidhte hi syve edhe gjyqtarëve për tu hequr si e pafajshme. Por po doli ajo nga burgu, mjerë familja jonë, por edhe ndonjë familje tjetër që ajo do tu futet në mes. Se ajo është mësuar, nuk rri dot pa shkatërruar ndonjë familje, pa bërë intriga./A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›