Varferia con ne vetevarje Vaten
Enkelejda Arapi
DURRËS - Gjendet i vetevarur nga familjaret ne banesen e tij nje 32 vjecar. Xhevahir Vata, me origjine nga Tropoja, por me banim ne lagjen numer 14 Durres, eshte gjetur i varur me litar ne banjen e shtepise nga familjaret e tij. Nga hetimet e para eshte bere e ditur se, shkaqet qe mund te kene cuar ate drejt aktit fatal, te kene qene ato ekonomike. Burime nga policia bejne te ditur se Vata, vuante prej kohesh nga depresioni dhe ka tentuar ne jo me pak raste, te vrase veten me mjete rrethanore. 32-vjecari, kete radhe ka gjetur si rrugezgjidhje per t'i dhene fund jetes se tij nje litar, te cilen e kishte te lidhur ne dritaren e banjes.
Ngjarja
Vetevarja eshte konstatuar ne fillim nga e motra, e cila ka dyshuar kur ka pare qe vellai i saj, nuk po dilte nga tualeti, ku ishte futur per me shume se 30 minuta. Ne ato momente ajo i ka rene deres, apo ai nuk eshte pergjigjur. Ajo ka kerkuar ndihmen e fqinjeve per te hapur deren, ndersa ka qene ky momenti kur ka pare trupin e pajete te vellait te varur, ne dritaren e banjes. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku, ka rezultuar se Xhevahir Vata, ishte vetevarur ne tualetin e shtepise. Atij i eshte dhene ndihma e pare mjekesore por kjo nuk ka sherbyer per asgje, pasi 32-vjecari, eshte gjendur nga familjaret pa shenja jete. Ekspertet qe mberriten ne vendin e ngjarjes thane se, vetem pak minuta pasi ka vene litarin rreth qafes ai ka nderruar jete.
Policia
Lidhur me kete ceshtje, burime zyrtare nga uniformat blu thane se, kane perpiluar dosjen dhe ja kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Durresit. Vitet e fundit numri i personave qe kane kryer vetevrasje vazhdon te mbetet ne shifra alarmante. Rasti me i fundit eshte ai i dites se marte, ku ne oret e para te mengjesit u gjet 32-vjecari Vata, me banim ne lagjen numer 14, i cili ishte vetevarur.
Deshmite e te afermve per shkaqet e vdekje
Familjaret e viktimes kane deshmuar ne polici, se 32-vjecari Xhevahir Vata, prej kohesh vuante nga depresioni, per shkak te gjendjes ekonomike ne te cilen ndodhej familja e tij. Viktima jetonte ne nje banese te shkaterruar ne periferi te qytetit te Durresit, se bashku me nenen, motren si dhe vellane e tij. Ata kishin me shume se 10 vjet qe ishin vendosur ne ate zone, ndersa jetesa per ta, ka qene mjaft e veshtire. Vetem pak dite me pare, vellai i tij me i vogel ishte larguar ne drejtim te Greqise per te punuar, ndersa viktima qendronte ne shtepi i papune. Ka qene, gjendja e rende ekonomike qe ka detyruar 32-vjecarin te marre vendim fatal te vetevarjes. Trupi i pajete i 32-vjecarit ndodhet ne morgun e spitalit te Durresit, ku i eshte nenshtruar ekspertizes nga ana e mjekeve ligjor, per t'u terhequr me pas nga familjaret e tij.