Vrasja e dy policeve, kerkohen 2 burgime perjete
Tirane- Vrasja e dy efektivave te policise ne Kruje rrezikon t'u kushtoje dy burgime perjete dhe 20 vjet heqje lirie tre te pandehurve. Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkoi dje trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Dritan Hallunaj, shpalljen fajtore dhe denimin me burgim te perjetshem per te pandehurit Sokol Halili dhe Dritan Rexhepi. Ndersa per te pandehurin Shefqet Seferi, prokuroria kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin me 20 vjet heqje lirie. Mbi tre te pandehurit rendon akuza e vrasjes per shkak te detyres, te dy efektivave te policise, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, ne vitin 1999 ne Kruje. Dy policet e Komisariatit te Krujes, ne veren e vitit 1999, sipas akuzes kishin nje konflikt me nje person, i cili ka kerkuar nga Shefqet Seferi t'i organizonte ekzekutimin e tyre. Seferi, nga hetimet e kryera mesohet te kete paguar dy vlonjatet Rexhepin dhe Halilajn, te cilet kane kryer edhe krimin, mengjesin e 27 gushtit te vitit 1999 ne Kruje. Per organin e akuzes ekzistojne te gjitha provat e mjaftueshme per te mbajtur ne burg te dyshuarit. Prokurori tha se, Arben Keqi, punonjes i Policise Kriminale (roli baze) ne Komisariatin e policise Kruje, eshte vrare me arme zjarri, me date 27 gusht te vitit 1999, prane Turizmit te ketij qyteti. Prokuroria ben te ditur se autoret e drejtperdrejte ne vrasje kane qene sipas saj Dritan Rexhepi dhe Sokol Halili. R.Caushaj
Prova
Nje nga provat qe posedon Prokuroria e Krimeve te Renda, eshte arma me te cilen jane kryer vrasjet. Keshtu sipas akuzes ne armen e sekuestruar jane gjetur gjurme gishterinjsh, te cilat i perkisnin te pandehurit Halili. Nderkohe qe, nga ekspertiza e kryer armes kishte rezultuar se e njejta arme ishte perdorur per te grabitur nje arke kursimi ne vitin 1997.