E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi, kapet per te tretin vit radhazi nga nje 28-vjecar

Kryqi eshte kapur per te tretin vit radhazi nga Julian Luli 28 vjec, dje ne Diten e Ujit te bekuar ne qytetin e Elbasanit. I riu qe kapi kryqin, tha se kjo ishte nje shenje e madhe mbaresie per te dhe per familjen e tij. "Dikur punoja emigrant ne Greqi, por kapja e kryqit qe vitin e pare solli vec te mira per mua. Tashme ushtroj profesionin tim si tapicier, ketu ne Elbasan", tha i riu qe beson se kjo mbaresi i falet atij ne saj te sakrifices qe ben duke u futur ne uje, ne keto dite te ftohta janari. Ceremonia ne fjale eshte organizuar, mbas nje meshe te mbajtur ne kishen ortodokse te qytetit nga Hiresi Andoni, ndihmesi i Kryepeshkopit Janullatus, dhe At Stavri Cipi, ne nje kompleks pishinash te qytetit te Elbasanit. Mbas kryerjes se ketij riti, besimtaret kane marre nga uji i bekuar, te cilin e mbajne per nje vit te plote ne shtepite e tyre. Me qindra besimtare ortodokse te Elbasanit kane marre pjese ne ceremonine e hedhjes se kryqi ne uje, ne diten e ujit te bekuar. At Stavri Cipi tha se kapja e kryqit ne uje, simbolizon zhytjen e Jezu Krishtit tri here ne uje kur u pagezua ne lumin Jordan, nga Gjon Pagezori, ne emer te Atit, te Birit, dhe Shpirtit te Shenjte ne formen e pellumbit, i cili zbriti ne koken e Jezu Krishtit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›