80 te vdekur nga permbytjet ne Ameriken Qendrore

Numri i personave që gjetën vdekjen këtë javë nga shirat e rrëmbyer, përmbytjet dhe rrëshqitje e mëdha të tokës në Ameriken Qendrore ka mbërritur në 80.
Më rëndë është prekur El Salvatori, ku shënohen 32 viktima, shumica të varrosur për së gjalli në shtepite e tyre nga lumenjte e baltes. Të vdekurit ne Guatemala kane mberritur ne 28, ne Honduras 13 dhe 8 ne Nikaragua.
Ato qe nisen si reshje te thjeshta shiu perfunduan ne nje stuhi te vertete tropikale qe u perplas mbi te gjithe rajonin. Uji ka mbuluar rruget nderkombetare, fshatra te tere jane izoluar dhe mijera familje kane humbur shtepite e te mbjellat.
Kombet e Bashkuara e kane klasifikuar Ameriken Qendrore si nje prej zonave te botes me te prekura nga ndryshimet klimaterike. Sipas OKB-se, me shume se 100.000 vete jane prekur aty nga permbytjet masive. Qeveria e el salvadorit leshoi nje apel per ndihme nga jashte, ndersa metereologet parashikojne vazhdimin e reshjeve. kaq te dendura kane qene keto te fundit, sa kane detyruar dhe pezullimin e perkohshem te operacioneve te shpetimit. autoritetet po zhvendosin edhe njerezit ne zonen perreth nje vullkani prane san salvadorit, ku nga rreshqitjet e dheut ne vitin 1982, humben jeten me qindra vete.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Sequi: Mes zyrtarëve, jo gjuha e përcarjes
"Ngërci politik nuk ju dha statusin"
Berisha: Rama nuk e do reformën zgjedhore
Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim