E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varret e Boboshtices futen ne loje Krimet e Renda

12/11/2010Do te identifikohen pergjegjesit e punimeve

KORCE- Edhe pse deri me tani i pandehuri i vetem per dhunimin e varreve te fshatit Boboshtice ne rrethin e Korces rezulton te jete 44-vjecari Alqi Koroveshi nga fshati Polene i rrethit Korce mund te thuhet se hetimet kane vijuar me intensitet te plote. Per zbardhjen e kesaj ngjarjeje tashme grupit te hetimit prane Prokurorise se Korces i ka ardhur ne ndihme edhe sektori i specializuar i Krimeve te Renda cka do te thote se shume shpejt hetimet do te gjenden ne fazen e tyre me te rendesishme. Jo vetem kaq ditet ne vijim do te tregojne nese per dhunimin e varreve te Boboshtices do te kete edhe te pandehur te tjere ose jo. Aktualisht hetimet jane perqendruar te deshmite e banoreve te fshatit Boboshtice te drejtuesit e organizates OMONIA te deklarimet e drejtuesve te qeverisjes vendore te identifikimi i njerezve qe kane ndihmuar per kryerjen e punimeve ne varret e Boboshtices te gjetja e personit apo institucionit qe ka dhene lejen per fillimin e punimeve etj madje edhe ne zbardhjen e plote e ceshtjes nese mbi siperfaqen e varrezes ka pasur eshtra te nxjerra ose jo. Megjithate pavaresisht nga perpjekjet ne vijimesi te organizates OMONIA se nga ana e saj gjate kryerjes se punimeve nuk ishte shkaktuar asnje gervishtje mbi varret e vjetra te Boboshtices nga vete banoret e ketij fshati eshte pohuar se dhunimi i varreve kishte ndodhur. Keta te fundit nuk jane mjaftuar vetem me deklarimet e tyre ne media por edhe ne Prokurorine e rrethit Korce ku gjate marrjes ne pyetje banore te Boboshtices kane deklaruar se gjate kryerjes se punimeve kishte pasur edhe dhunim te varreve. Madje deshmitaret flasin edhe per eshtrat e mbetura ne siperfaqen e tokes mbi territorin e varreve te vjetra te Boboshtices. Pas mbledhjes se deshmive qe mesa duket flasin per nje ngjarje te rende grupit hetimor te Korces i erdhi ne ndihme edhe sektori i specializuar per Krimet e Renda cka tregon se ngjarja ne fjale eshte vleresuar dhe se gjithckaje do ti shkohet deri ne fund per gjetjen e autoreve te mundshem te ketij skandali. Nderkohe jane marre ne pyetje edhe drejtues te qeverisjes vendore te cilet kane sqaruar pozicionin e tyre per veprimet apo mosveprimet nga ana e tyre. Megjithate hetimi mbi dhunimi i varreve te Boboshtices tashme po ndihmohet edhe nga te afermit e te vdekurve qe gjendeshin ne kete varreze. Edhe keta te fundit nuk kane nguruar te cojne ne Prokurori denoncimet e veta per dhunimin e varreve te te afermve te tyre. Banoret e Boboshtices i varrosen ne varret e fshatit te tyre sepse keshtu nderonin shpirtrat e te vdekurve por edhe qe kufomat te mos perhapnin ndonje semundje por pa e menduar asnjehere se ky nder i bere nga ana e tyre do tu shperblehej pas 70 vjetesh me dhunim te varrezave dhe te eshtrave te gjysherve dhe stergjysherve te tyre. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›