E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shqiptare marrin titullin mjeshter-muratore

12/11/2010Tashme u mesojne italianeve artin e bukur te mjeshterise se ndertimit

Kreshniku dhe Kujtimi Cmimi per ne eshte befasi e madhe

MANTOVA-Ne nje qytet te Italise ka vite qe organizohen shume aktivitete si edhe behen perzgjedhje te ndryshme. Ne kete zone ka shume shkolla profesionale qe i ndihmojne njerezit te mesojne dicka me shume. Mantova eshte edhe vendi ku u dalluan dy shqiptare si punetoret me te specializuar. Ndodhemi prej 7 vitesh ne Itali ku jemi munduar te punojme dhe te tregojme se si mund te ofrojme edhe me te miren. Ky cmim per ne eshte nje befasim i madh. Keto jane fjalet e shqiptarit Kreshnik Tuci i cili nuk ka mbushur akoma te 30-tat por duart e tij jane te arta njesoj si te nje kirurgu. Se bashku me Kujtim Dushin 26-vjecar ky i fundit po shqiptar sapo u klasifikuan dje me graden e punetoreve me te mire. Ata kane marre pjese ne shume aktivitete duke filluar me sfiden e pare ne Varese me pas ne Bolonja si edhe ne fazen kombetare Ediltrophy 2010. Te gjitha keto aktivitete bazoheshin te arti i murit se si te jemi punetore te zote. Dy te rinjte jane zgjedhur se bashku si pergjegjes te nje firme ndertimi e themeluar po nga nje shqiptar para 10 vitesh. Pas pune te dy shkojne ti mesojne artin e te punuarit nxenesve te shkolles se Montaves ku te gjithe jane italiane. Organizimi edhe ndarja e cmimeve u zhvillua ne Bolonje. Skuadra e shkolles Montava u kualifikua pasi u mundua te krijonte nje shatervan me ndihmen e tullave. Kjo e fundit ishte e bazuar edhe ne temen qe ishte dhene nga juria e larte. Kujtimi dhe Kreshniku treguan se kishin tekniken me te mire te ndertimit duke punuar keshtu shpejt dhe mire por edhe ne kohe me te shkurter. Ne 4 ore pune kushtuar konkurrenteve te dy muratoret shqiptare te kompanise Tabelano u dalluan per precizion dhe per mbajtjen e vendit te punes paster. Skuadra tjeter ishte e shoqeruar me menaxherin e tyre si edhe me teknikun e ndertimit. Kjo fitore e shqiptareve i dha ndermarrjes ku ata punonin shume pike si edhe moren shume lavderime nga organizatori dhe drejtori i ketij programi.

O.Maxhiri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›