Varreza e anijeve në Azinë e Jugut
Kur ekonomia ishte në gjendje të mirë, kompanitë e transportit ujor porositën sasi të mëdha anijesh gjigande transporti për të përshkuar oqeanet. Ndërsa tani, shumë prej tyre gjenden të ankoruara në pritje, kur kompanitë mezi ç‘presin të shpëtojnë prej tyre. Biznesi i skrapit po lulëzon në Azinë e Jugut
Plazhet me rërë në veri të Çitagongut, në Bangladesh, duken si një varrezë gjigande metali. Anijet janë vendosur në radhë, në pritje për t‘u çmontuar. Disa prej tyre janë në atë pikë të çmontimit, sa u del mbi ujë vetëm ndonjë pjesë e bashit, apo e kiçit. Në këtë pikë shpërbëhen të gjitha llojet e mjeteve lundruese: transportueset e drithërave, ato të kontejnerëve, të automjeteve, si edhe cisternat e naftës. Janë ajo çka mbetet nga një botë në zhdukje. Dikur çanin oqeanet si flamuj të globalizimit, ndërsa tani janë simbole të një koncepti që duket se po mbytet bashkë me to.
Kriza ekonomike dhe ajo tregtare është aq e ashpër, sa një numër gjithnjë e më i madh mjetesh lundruese, disa edhe më të mëdha se Titaniku, dërgohen në këtë vend për t‘u shpërbërë e për t‘u shitur si skrap. Kërkesa për transport ka rënë në masë drastike. Bumi i pak kohëve më parë ka krijuar kapacitetin e tepërt aktual, i cili nuk po bën tjetër veç po ushqen industrinë e skrapit. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti zhvillohet në Azinë e Jugut dhe duke iu përmbajtur shumë pak rregullave.
Ndërsa ekonomia përkeqësohet, biznesi i çmontimit të anijeve lulëzon. Vendi më i mirë për të mbajtur anijet e mëdha është pranë Alangut, në pjesën jugore të shtetit indian, Gujarat. Batica është shumë e lartë në këtë pikë, gjë që u jep mundësinë anijeve të arrijnë vetë deri në breg. Me t‘u tërhequr batica, duke bërë që në ujë të mbetet veç pjesa e poshtme e anijes, nis puna e çmontimit.
Është "një bum i pandalshëm", shkruante para pak ditësh "Hindustan Times". Në bregun 11 kilometra të gjatë, pajisjet e saldimit me oksigjen, vinçat dhe pajisjet e rënda prerëse punojnë gjatë gjithë kohës. Strukturat e rënda hiqen përmes vinçave të mëdhenj. Një anije mallrash, që deri para pak kohësh mund të ketë transportuar drithë, këtu zhduket brenda 40 ditësh.
Deri para pak vitesh, kur globalizimi ishte në lulëzim të plotë, shumë pak anije dërgoheshin në Alang. Shumë prej kantiereve qenë mbyllur për shkak të mungesës së kërkesës. Tani po fitohen miliona dollarë nga biznesi i skrapit. Askush nuk e di këtë më mirë se indiani Anil Sharma, një biznesmen që e drejton këtë biznes të pazakontë nga Merilendi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i blen anijet nga kompanitë që i zotërojnë dhe ua shet tregtarëve të skrapit. Skrapi dërgohet në kombinate të vogla çeliku, si ai i Çitagongut apo Karaçit, ku kthehet në çelik për industrinë e ndërtimit.
Më shumë se një mijë anije për t‘u çmontuar
"Global Marketing Systems" e Anil Sharmës është kthyer në kompaninë më të madhe të skrapit të anijeve në botë. Kalon nëpër duar rreth një të tretën e anijeve që çmontohen. Pronarë anijesh që duan të shpëtojnë nga këto masa gjigande metalike shfaqen çdo ditë e më shumë. "Besoj se do shpërbëhen edhe të paktën një mijë anije të tjera", parashikoi Sharma në një konventë të mbajtur gjatë muajit shkurt në Londër. "Dy vitet e ardhshme do të jenë më të lulëzuarit në këtë biznes", ka thënë gjatë një interviste.
Udhëtimet nëpër kantieret e skrapit në gjithë botën e kanë çuar në bregun perëndimor të Karaçit në Pakistan, ku anijet pluskojnë në hapësira të stërmëdha parkimi. Në disa pika, trupat e anijeve janë vendosur mbi njëra-tjetrën. Tingëllon e pabesueshme, por përkon me atë që shihet në Alang, ku vetëm mes muajve dhjetor dhe mars janë dërguar më shumë se 125 anije - thuajse aq sa në hapësirën kohore mes viteve 2007-2008.
Rreth 90 për qind e industrisë së skrapit të anijeve është e përqendruar në Indi, Pakistan dhe Bangladesh. Punëtorët i tërheqin pllakat e çelikta me litarë të gjatë dhe kabllot elektrike, tubat, sobat, kapanxhat e gjeneratorët elektrikë zënë gjithë bregun.
"Jetoj me frikën e aksidenteve"
Sipas agjencisë "Reuters", pjesët që nuk mund të dërgohen për t‘u shtrirë kanë krijuar përgjatë rrugës së Alangut një lloj të ri pazari. Aty shiten dyer, tavolina e sofra, tapete, pjata, frigoriferë, kondicionerë, madje edhe vaskat e kapitenëve.
Një punëtor në plazhin Gadani të Pakistanit fiton 280 rupi në ditë - më pak se tre euro. E megjithatë rajonet ku shtrihet kjo industri kanë përfitime të konsiderueshme. Një shteti me pak burime natyrore, si Bangladeshi, mund t‘i vijë shumë në ndihmë industria e skrapit, sidomos duke qenë se prodhimi i çelikut është shumë i kushtueshëm.
Ndërkohë që proceset e punës në këtë industri së shpejti do të bëhen më të kontrolluara falë ndërhyrjes së Organizatës Ndërkombëtare Detare të Kombeve të Bashkuara me bazë në Londër. Një marrëveshje e re parashikon regjistrimin e kujdesshëm të substancave të rrezikshme që përmbajnë anijet dhe u kërkon kompanive të kësaj industrie plane të sakta riciklimi. Është vënë gjithashtu kusht inspektimi i anijeve nga ekspertët përpara se të ndërmarrin udhëtimin drejt pikave të çmontimit.
Rregullat e reja pritet të miratohen gjatë një takimi që do të mbahet nesër në Hong Kong. Por edhe në rast se aprovohet, do të duhen vite që shtetet e përfshira të nisin të vënë në jetë e të zbatojnë rregulloret e reja. Një përjashtim mund të përbëjë Bangladeshi, ku së fundmi një gjykatë vendosi se procesi i shpërbërjes së anijeve duhet të bëhet duke pasur parasysh rregullat për mbrojtjen e njerëzve dhe të ambientit.
Deri në mbërritjen e këtyre rregullave të reja, punonjësi i çmontimit, Omar Faruk, nga Çitagongu, do të vazhdojë të presë fletë të mëdha çeliku nga trupat e anijeve, siç bën çdo ditë. I tregoi një reporteri të AFP-së se në gushtin e vitit të shkuar lëndoi rëndë njërën këmbë në një lastër të mprehtë çelik. Por të tjerë janë plagosur shumë më rëndë, madje janë shënuar edhe vdekje. "Jetoj me frikën e aksidenteve, i tha Faruku reporterit të AFP-së. Por kam edhe më shumë frikë ngaqë mund të mbetem pa para nëse nuk e bëj këtë punë".