E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat e Kamzës rrezikojnë të mbyllen, problem toka

Varrezat e Kamzës do të kenë të njëtin fat si ato të Sharrës e Tufinës sepse rrezikojnë të mbyllen. Kjo është hapësira e vënë në dispozicion për 100.000 banorë në kohën kur popullata në këtë qytet është në rritje.
 

Edhe në këtë rast, përballë bashkisë së Kamzës mbeten zgjidhjet ose blerja e një toke të re ose bërja e varrezave murale. Për shkak të mungesës së vendeve, varret janë hapur edhe në rrugë. Don Gjergj Meta i cili bënë edhe shërbesë fetare në varrezat e Kamzës thotë se situata është kaotike.
 

Një shembull i varrezave murale ekziston në këtë tokë dhe ajo është një familje katolike. Ndërsa ka dhe familjarë të tjerë, që për shkak të fatkeqësisë, detyrohen të blejnë një varrë. Por për varrezat murale ende duhet një kohë e gjatë për tu pranuar në mentalitein e qytetarëve.
 

Zgjidhja e tokës për të vdekurit është emergjente, sepse për një vit ka më shumë se 60 vdekje dhe gjetja e një banesës së fundit është vështirësi më vete për këta banorë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›