Linja e re L`oreal, Eurocosmetic sjell në Tiranë “Matrix”

Për të gjitha femrat, distributori Eurocosmetic sjell në tregun shqiptar markën globale Amerikane Matrix, pjesë kjo e grupit L`oreal.
Administratorja e L`oreal në Shqipëri Aida Aliko, u shpreh se Matrix është një paketë produktesh, e cila i jep bukuri fytyrës dhe flokut.
Pjesë e sfiladës dhe prezantimit ishin edhe aplikimet e bojrave dhe make-up-it në prani të të ftuarve, për ta bërë sa më të besueshme efektin që ka Matrix.
Ky event u mbajt në Akademinë e Arteve. Fillimet e linjës Matrix i përkasin vitit 1980 nga parukieri Arnie Miller.