1 maji si ditë feste, piknik e shëtitje tek liqeni
Për një pjesë të mirë të popullsisë 1 maji kuptohet ndryshe dhe parapëlqehet të merret si një ditë festë, shplodhjeje, duke sjellë një panoramë krejt ndryshe. Kanë zgjedhur të shfrytëzojnë këtë ditë për pushim, pasi pritshmëritë apo shpresat që protestat do të sjellin ndryshim për ta, janë të pakta.
Në kodrat e Liqenit Artificial në këtë ditë pushimi i gjen të gjitha kategoritë, nga ato të moshës punëtore dhe deri tek fëmijët, që i janë bashkuar kësaj dite duke përfituar nga pushimi në shkollë.