Varrezat e makinave PS Afere korruptive per shitjen e skrapit
Opozita konteston fuqishem aktin normativ per heqjen e makinave duke e cilesuar si afere korruptive te qeverise ne te cilen po joshet edhe mafia e shteteve te Ballkanit. Gjithashtu opozita e cilesoi aktin normativ si nje mundesi per industrine e skrapit. Sipas opozites ajo industri ka gati impiantin e perpunimit dhe grumbullimit te makinave qe do te perdoren per skrap. Akti i sotem normativ i qeverise qe na jepet per miratim eshte nje tjeter mundesi afere korruptive. Arsyeja e vertete te nderuar kolege duket se eshte gjetke dhe perkon me interesat e nje grupi te caktuar biznesi prane klanit politik e familjar te Kryeministrit tone. Thuhet se ketu prane nesh midis Tiranes e Durresit saktesisht ne Fllake eshte ndertuar nga sipermarres nje impiant i grumbullimit e perpunimit te makinave te dala jashte perdorimit i cili ka nevoje urgjente per lende te pare. Sasia e perpunimit te ketij impianti eshte 10 mije tone ne muaj tha deputeti i PS-se Gazmir Bizgha. Parlamentari socialisti ne fjalen e tij akuzoi se me ane te ketij akti do te instalohet nje firme serbe ku pronaret do te jene te detyruar te shkojne drejt tyre. Sekseret e kesaj afere qe jane serbe jane bere gati. Dihet dobesia e Kryeministrit tone per sekseret serbe qe kane aktivitet ne Shqiperi. Presin vetem miratimin e ketij akti. Ajo qe te trondit eshte gjithccka qe vjen pas kesaj se per te mbajtur ne pune kete impiant do te importohen makina varrezash nga fqinjet tane te cileve iu hapet rruga kesaj pune me ligjin e bere para nje jave. Ngjitur me kete po behet gati impianti tjeter qe do te shkrije metalet me ngjyra e baterite qe dalin nga procesi i demontimit te makinave te vjetra theksoi Bizhga. Ndersa deputetja Vasilika Hysi u shpreh se akti eshte ne kundershtim me Kushtetuten dhe me vendimet e Gjykates Kushtetuese. Sipas saj akti do te demtoje 290 firma qe merren me nje biznes te tille. Pronaret e ketyre vendgrumbullimeve nuk do te kene mundesi te bejne levizjen per nje muaj. Qeveria nepermjet Ministrise se Mjedisit do tua marre keto mjete qe vlejne miliona euro njerezve qe mbajne familjet. Nepermjet ushtrise o te beje transportimin dhe nga biznesmeni i radhes te lidhur me familjen ne pushtet do ta shese per skrap ne Elbasan tha deputetja socialiste Shega Ligori. Deputeti Socialist Besnik Bare ka bere te ditur se pas ligjit te mbetjeve urbane ky eshte turpi i radhes se qeverise. Une mendoj se lepuri ne kete akt normativ fle diku tjeter kerkohet te behet ky aktivitet monopol i nje grushti njerezish prane pushtetit dhe te nxirret fitim nga skrapi ekzistues si dhe te mbushet arka e shtetit me ca gjoba. Ministri Olldashi ka kundershtuar qendrimet e opozites duke kerkuar qe ajo te sjelle propozimet konkrete ne lidhje me kete ceshtje. Ju thoni na sillni ligjet dhe ne do te jemi te predispozuar te bashkepunojme. Atehere une kam nje pyetje te drejtperdrejte per te gjithe koleget e opozites qe folen me thoni te nderuar kolege te opozites cila ka qene data e fundit kur ju keni votuar nje ligj dhe cila ka qene data e fundit kur ju keni propozuar nje amendament per nje ligj sepse ky vend eshte per te bere ligje dhe nuk eshte per te treguar perralla mbi ligjet. shte per te bere propozime konkrete dhe ligje konkrete gje qe ju nuk e beni prej vitesh tha Olldashi. Ndersa socialisti Shalsi kerkoi qe ky akt te terhiqet dhe te diskutohet me grupet e interesit. Por akti normativ u miratua me 71 vota pro 60 kunder.