PS-ja depoziton paktin Patozi ben diversion Rama ju do ne burg
Opozita depoziton zyrtarisht ne Kuvend paktin prej 10 pikash ndersa mazhoranca e rrezon oferten e socialisteve ne pjesen me te madhe te tyre. Ne seancen e djeshme kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci duke reaguar ne lidhje me futjen e rendit te dites se ligjeve me shumice te cilesuar u shpreh se opozita nuk do te votoje asnje nisme pa u arritur nje pakt kombetar. Nese qeveria e deshiron voten tone duhet te plotesoje propozimet tona sepse ne nuk kerkojme asgje qe nuk perputhet me standardet europiane. Nuk eshte detyrimi i opozites ti votoje ligjet vetem se thote Kryeministri nenvizoi Ruci nga foltorja e Kuvendit. Me tej ai shtoi se voten per ligjet qe kerkojne 3/5 do ta japim kur cka ofrohet te perputhet sipas rekomandimeve te BE-se. Qe kjo te ndodhe nuk eshte e pamundur. Ne nuk kerkojme asgje qe nuk perputhen me standardet e BE vazhdoi Ruci. Me pas paraqiti edhe nje here 10 pikat e propozuara nga opozita duke shtuar se PS-ja eshte e gatshme te nise dialogun duke filluar qe nga komunikimi parlamentar. Me pas Ruci i kerkoi sekretarit te grupit te PS-se Balla qe tia depozitoje te gjithe grupeve parlamentare kerkesen prej 10 pikash. Sipas tij mazhoranca duhet qe te realizoje nje seance te posacme per paktin e opozites. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit te mazhorances Astrit Patozi i cili ka bere te qarte refuzimin e PD-se per nje pjese te mire te pikave te paktit. Per ta thene me dy fjale dhe jo me dhjete pika kjo pakete apo i ashtuquajturi pakt i Edi Rames eshte si pseudokauza e kutise qe u perdor pa meshire dy vjet per te mos ardhur ne Parlament pastaj per te ardhur dhe per te mos votuar dhe jo rastesisht javen qe shkoi grupi parlamentar u kthye te marredhenia e kushtezuar me Parlamentin. Jo vetem qe nuk votoi ligjet me tre te pestat por u terhoq edhe nga votimi i ligjeve te thjeshta tha Patozi. Ai theksoi se Parlamenti nuk vihet ne levizje me ane te letrave te hapura dhe editorialeve pasi ky do te ishte teatri i absurdit. Na duhet ti beme me dije zotit Rama se ne nuk mund ti shkruajme letra Prokurores se Pergjithshme pasi marredhenia jone me ate institucion kushtetues rregullohet me ligj. E mira eshte qe letra te mos i dergojne asaj edhe deputetet e PS-se sepse Kushtetuten e kemi te perbashket tha ai. Ndersa beri te ditur se PS po synon institucionet e pavarura madje dhe Presidentin. Edi Rama gati sa nuk thote se e ne kembim te votes se vet per ligjet me tre te pestat te premten u duk se kishte hequr dore nga shprehja rroma pertoma PS do te fitoje ca anetare bordi ne Banken e Shqiperise ndoshta edhe vete guvernatorin gjysmen e Avokatit te Popullit trecerekun e kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe vitin tjeter duke pare e duke bere ndoshta edhe ndonje cope te mire nga Presidenti i Republikes tha ai. Gjithashtu per piken e Wikileaks Patozi tha se Rama po i perdor ato si fletarreste dhe ndaj deputeteve te opozites. Duke i konsideruar kabllogramet si fletarresti Edi Rama do qe disa prej jush jo vetem te mos jene ne kete salle por ndoshta edhe me keq se kaq te jene ne burg deklaroi Patozi.