Kriza greke, Papandreu takon Sarkozin
Ashtu siç ishte deklaruar nga mediat kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të takojë sot në Paris presidentin francez Nikolas Sarkozi. Këtë lajm e bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa theksohet se vizita e kryeministri Papandreu në Paris bëhet vetëm për një qëllim sigurimin e Francës në lidhje me reformat që Greqia po bënë për të merituar ndihmën financiare.
Nga ana tjetër Rojters thekson gjithashtu një deklaratë të ministrit gjerman të Financave sipas të cilit “vetëm në qoftë se plotësohen kushtet e Treshes, do të lëvrohet kësti ardhshëm në Greqi”. Schauble tha se vendimi për këstin e ardhshëm do të merret nga Eurogroupi më 13 tetor.