E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat e makinave pronaret Nuk spostohen per 20 dite

Pas vendimit të qeverise per zhvendosjen e varrezave të makinave ne nje distance prej të paktën 1 km nga rruget nacionale, pronaret e ketyre varrezave kane nisur punen per largimin e tyre. Ky ligj i detyron pronaret e varrezave qe te mos mbajne asnje mjet te demtuar apo te prishur ne ambient te hapur. Por disa prej tyre ankohen se afati qe u eshte dhene per te kryer kete proces prej 20 ditesh, eshte shume i shkurter dhe nuk mjafton per largimin e të gjitha mjeteve.

"Na ka ardhur një vendim nga ministria e mjedisit për largimin e komplet mallit. Afati është shumë i shkurtër, për 20 ditë skemi ku e cojmë gjithë këtë mall. Të paktën të kishim një afat 2 mujor. Puna është jashtëzakonisht e madhe", pronar varreza makinash.

"Por në rrugët e fshatit është gjunah ti largosh, ku ti cojmë? Do i cojmë të gjitha për hekjur, me lekë i kemi blerë të gjithë për ti shitur. 20 ditë nuk është asnjë gjë, është shumë pak. Gjithë djersën tonë do e cojmë për hekura", thotë një tjetër pronar.

Agjencia rajonale e mjedisit ne qarkun e Durresit ka evidentuar 32 varreza makinash qe jane vendosur prej shume vitesh ne rruget Plepa-Romanat, Shkozet-Shijak, Durrës-Maminas, Thumanë-Tapizë dhe në Fushë-Krujë.

"Akti normativ parashikon dhe cfarë do të bëhet nëse ndonjë subjekt nuk do të ketë reflektim të menjëhershëm. Masa që merret në këtë reast, pas përfundimit të afatit do të jetë sekuestrim i të gjityhë bazës materiale dhe dërgimi për ekzekutim nga forcat e ushtrisë ", tha Ramazan Kalia, drejtor i ARM  Durres.

Ne kete faze të këtij procesi pronarët e varrezave të makinave po bashkëpunojnë duke respektuar kushtet që janë vënë për të zbatuar ligjin në fjalë. Nga ana tjetër, shumë mjete të prishura dhe të dëmtuara plotësisht po shkatërrohen dhe po përgatiten për t’u dërguar për shkrirje në kombinatin metalurgjik të Elbasanit.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›