E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me trojken Greqia me afer marrjes se ndihmave

Shteti  grek ndodhet më  pranë  marrjes së  ndihmave.  Pas mbylljes së  telekonferencës mes ministrit grek të financave dhe  përfaqsuesve të Komisionit Europian, Fondit Monetar dhe Bankës Qëndrore europiane detajet nuk bëhen të ditura  por Brukseli  thekson se  marrvëshja mes palëve  është e afërt.

Ministri i Financave Venizellos foli publikisht për “nevojën e shkurtimeve dhe në sektorin e ngushtë shtetëror”. Paketa e re e masave që do t'i sigurojë Greqisë këstin e 6-të ndihmës dhe “vulosjen” e marrëveshjes së 21 korrikut, mbetet ende pezull pas telekonferencës së mbremshme më se 2-orëshe të ministrit grek të Financave Evangjellos Venizellos me krerët e troikës. Burimet pranë zyrës së ministrit thonë se masat synojnë kryesisht një “shtet më të vogël”, me shkurtime që do të prekin “bërthamën”, dhe më pak taksa të reja të vështira për t’u vjelë.

Masat pritet të shpallen në ditët në vazhdim nga vetë kryeministri Papandreu përmes një mesazhi drejtuar kombit. Megjithatë, konsiderohet se nga këto masa rrezikojnë të humbasin punën deri në fund të vitit 50.000 punonjës e 20.000 nënpunës me kontrata të përkohshme. Në masat e tjera drastike bëjnë pjesë edhe shkurtimi i pagave, pensioneve dhe kompensimeve, unifikimi i taksës së konsumit te karburantëve apo rritja e taksave tek pijet alkoolike dhe cigaret.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›