Varrezat në koas për vende, e vetmja zgjidhje sistemi mural
11/04/2012 Sistemimi i ri do të diskutohet më parë me qytetarët e besimet fetare
Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në një makth për banorët e kryeqytetit, të cilët krahas dhimbjes për humbjen e familjarit duhet të përballen edhe me stresin e gjetjes së vendit për varrim. Varrezat e Sharrës tashmë janë mbyllur, në prag janë edhe ato të Tufinës, duke ekspozuar kryeqytetasit dhe strukturat vendore drejt një ngërçi të madh, që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Përballë këtij fakti shqetësues drejtuesit e Bashkisë së Tiranës pohojnë se e vetmja zgjidhje mbetet aplikimi i sistemit të varrezave murale. Kjo pasi numri i kryeqytetasve që humbasin jetën në vit është tepër i lartë, rreth 4 mijë, dhe secili prej tyre kërkon të paktën 5 m2 sipërfaqe për varrin. Këto shifra e bëjnë të pamundur hapjen e vendeve të reja për varre, pasi nuk mund të kthehet në varreza e gjithë sipërfaqja e Tiranës. Në këto kushte, e vetmja zgjidhje mbetet aplikimi i varreve murale, sikundër ndodh në të gjitha vendet e BE-së. Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se po diskutohet reforma e re që do të pasojë sistemin e varrezave në vend. “Bëhet fjalë për të futur disa elemente të reja, siç janë elementet e varrezave murale. Natyrisht, ekziston një ligj-kuadër, i cili e mundëson këtë lloj varreze. Ne kemi ndër mend që fillimisht të diskutojmë me qytetarët, me komunitetet fetare. Duhet të theksojmë edhe një herë se sistemi i ri i varrezave jo vetëm që nuk cenon dinjitetin, kujtimin e personit të larguar nga jeta, por e rifaktorizon në një dimension akoma më dinjitoz, ku të afërmit e tij do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet përkujtimore sa herë të duan”, - ka pohuar Panariti. Sipas tij, pas gjetjes së konsensusit edhe me kryeqytetasit e besimet fetar fillimisht do të veprohet me sistemimin e varreve të vjetra mbi 40-vjeçare, gjendja e të cilave është jo e mirë. “Këto varre do t’i rifaktorizojmë duke i vendosur në pozicion vertikal. Kemi hyrë në bisedime edhe me ambasada të huaja, si ajo italiane, ku kemi marrë lejen e sistemit vertikal të 105 varreve që u përkasin italianëve që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”, - shton Panariti. Vendet që do të lirohen nga sistemimi i këtyre varreve apo dhe të vjetrave do të vihen sërish në përdorim të familjarëve.
Ngërçi
Me standardet ndërkombëtare në ceremonialet e varrimit, për të nderuar siç duhet një banor që largohet nga kjo jetë kërkohen mesatarisht 5 m2 sipërfaqe, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sipërfaqen ku do të prehet banori i ndarë nga jeta, por natyrisht edhe për shërbimet mbështetëse, rrugë apo gjelbërim, sipërfaqe që s’mund të arrihet kurrsesi karshi nevojave.
Sistemimi
Sistemi i varrezave sipas modelit të ri, sipas Panaritit, do të sigurojë një shfryrje të menjëhershme të sipërfaqeve në dispozicion të dy varrezave kryesore të kryeqytetit. Krahas kësaj konfirmohet se do të rishikohet edhe mundësia e varrezave të reja, por jo si primare, pasi nuk mund të përballet vendi me faktin që varrezat të zënë tokat gjithnjë e më shumë.
Dy 500-radhëshet
Mungesa
“Ju mund të imagjinoni se çfarë sasie toke për shërbimet funerale kërkohet në ditë në shërbim të nevojave të qytetit. Kjo e bën të domosdoshme që të shikohen rrugët alternative, duke kërkuar vazhdimisht toka të reja për varrezat”, - pohon Panariti, duke shtuar se nuk mund ta transformojmë qytetin vetëm në varrezë. Sipas tij, nevojitet gjetja e alternativave të tjera, siç janë varret murale, një standard i përdorur nga vendet e BE-së, çka kërkon dhe konsensus e mbështetje popullore, pasi është diçka e re.
Varret e vjetra
Para se të aplikohet sistemi i ri i varrezave Bashkia e Tiranës do të zhvilloje takime dhe seminare me përfaqësues të komunitetit, me përfaqësues të bashkësive fetare për të mbledhur mendimet e tyre. Fillimisht do të veprohet me varre të vjetra, varre të cilat janë tashmë mbi 40-vjeçarë, gjendja e të cilëve është jo e mirë, pasi nuk duken më as gjurmët grafike të emrave të personave të ndarë nga jeta prej dhjetëra vjetësh. Këto varre do të rifaktorizohen duke i vendosur tashmë në pozicion vertikal
Tri detajet e shkurtra
Sektori i funeraleve e varrezave ndodhet në asfiksi të plotë për faktin që varrezat e Sharrës janë mbyllur dhe ndërkohë po shkojnë drejt mbylljes edhe varrezat e Tufinës.
Sipas një studimi statistikor të përllogaritur mesatarisht, thuhet se në Tiranë çdo vit humbasin jetën 4 mijë qytetarë dhe për varrin e secilit nevojitet 5 m2 sipërfaqe.
Puna do të nisë me sistemimin mural të 105 varreve që u përkasin të vdekurve italianë në Luftën e Dytë Botërore, për të cilët është marrë leja nga familjarët dhe ambasada.